Drenica fiton pastër ndaj Dukagjinit - Gazeta Express
string(36) "drenica-fiton-paster-ndaj-dukagjinit"

Drenica fiton pastër ndaj Dukagjinit

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 15:12

Drenica ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte Denisson i cili realizoi të dy golat për vendasit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 36-të të ndeshjes.

Goli i dytë erdhi në minutën e 69-të.

Kujtojmë se Dukagjini ishte me një lojtar më pak që prej minutës së 35-të.

Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 20 pikëve dhe momentalisht rrëmben vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Dukagjinit mbetet i teti me 10 pikë gjithsej. /Gazeta Express.