“Do të na vrasin!” Nadali i bërtet gjyqtarit pasi rrëzohet kundër Djokovicit - Gazeta Express
string(73) "do-te-na-vrasin-nadali-i-bertet-gjyqtarit-pasi-rrezohet-kunder-djokovicit"

“Do të na vrasin!” Nadali i bërtet gjyqtarit pasi rrëzohet kundër Djokovicit

Sporte tjera

Gazeta Express

17/05/2021 14:53

Rafael Nadali u tërbua pasi e përjetoi një rrëzim të dhimbshëm në tokë gjatë triumfit kundër serbit Novak Djokovic në Italian Open të dielën.

Nadal, numri 3 i botës nga Spanja, vrapoi për ta zënë një top në përpjekje për ta bërë një goditje përreth rrjetës së fushës kundër rivalit të vet serb në setin e parë të finales, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por menjëherë pasi e goditi topin, ai mori në thua në njërën prej vijave të fushës dhe u rrokullis në baltë.

I mbuluar në dhe të kuq, Nadal kërceu dhe i bërtiti gjyqtarit Carlos Bernardes: “E pabesueshme, këto vija… do ta na vrasin në fund”.

Nadal – i cili e fitoi finalen 2:1 me sete, 7-5 1-6 6-3 – përjetoi një të carë në gju por ishte padyshim mirënjohës që rrëzimi nuk i shkaktoi dëme më të mëdha.

Grand slami French Open, ku spanjolli është 13 herë kampion, nis në fund të këtij muaji.

Nëse ai e fitoi titullin këtë vit në kryeqytetin spanjoll, atëherë do ta kalojë Roger Federerin si tenisti më i suksesshëm në grand slams, me 21 tituj. /Gazeta Express/