Dita e Picës/ Pacolli e vlerëson si ushqimin më të preferuar në botë: Kosova nuk bën përjashtim - Gazeta Express
string(93) "dita-e-pices-pacolli-e-vlereson-si-ushqimin-me-te-preferuar-ne-bote-kosova-nuk-ben-perjashtim"

Dita e Picës/ Pacolli e vlerëson si ushqimin më të preferuar në botë: Kosova nuk bën përjashtim

Fun

Gazeta Express

17/01/2022 23:20

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë një postim në Facebook në ditën botërore të picës.

Ai ka thënë se është një nga ushqimet më të preferuara në bota dhe se edhe në Kosovë ky ushqim preferohet shumë.

Lexo Edhe:

“Sot, 17 janari është dita botërore e picës (Pizza), një nga ushqimet më të pëlqyera nga të gjithë në botë. Edhe Kosova nuk bën përjashtim, ku pica jo vetëm që ka një numër të madh admiruesish gati për ta shijuar, por ka edhe përgatitës të shkëlqyer”, ka shkruar ai.

Tutje kur komentuesit i kanë bërë me dije se sot ka ditë më të rëndësishme në histori të shqiptarëve që vlen të përmenden, ai u ka komentuar.

“Pse mos te permendet kjo dite…., pica është e shijshme, e lirë, festive dhe të ngop!!!”, shtoi ai. /Gazeta Express/