Detaje nga incidenti në shkollën private, depozitë 1000 litërshe me gaz, e pa certifikuar nga Inspektorati - Gazeta Express
string(104) "detaje-nga-incidenti-ne-shkollen-private-depozite-1000-litershe-me-gaz-e-pa-certifikuar-nga-inspektorati"

Detaje nga incidenti në shkollën private, depozitë 1000 litërshe me gaz, e pa certifikuar nga Inspektorati

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 13:13

Ka përfunduar ekspertiza në shkollën “Albanian Qatar College” në Tiranë ku si pasojë e rrjedhjes së gazit u evakuuan të gjithë nxënësit ndërsa 6 prej tyre përfunduan në spital.

Bëhet me dije se sipas grupit hetimor shkolla ka 2 depozita të cilat shërbejnë në sistemin e ngrohjes. Njëra prej tyre ka pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes. Kjo depozitë ishte e pa certifikuar nga inspektorati shtetëror i enëve nën presion.

Lexo Edhe:

Depozita ishte e vendosur jashtë ambienteve të shkollës, por rrjedhja ka ndodhur në valvulën që lidh depozitën me pajisjen brenda shkollës.

Një prej vajzave tha për ABC se e kishin ndjerë erën e gazit që në orën e parë të mësimit por e kanë vijuar atë me dritare hapur pastaj kur gjendja është përkeqësuar iu është kërkuar të dalin jashtë për të pirë kafe.

Aktualisht po kryhet zbrazja e depozitës nga gazi. Për shkak të thithjes së gazit 6 nxënëse të moshave të ndryshme përfunduan në spital, fatmirësisht tani janë jashtë rrezikut për jetën.