Rrjedhja e gazit në një shkollë në Don Bosko, QSUT raporton gjendjen e 6 vajzave në spital - Gazeta Express
string(89) "rrjedhja-e-gazit-ne-nje-shkolle-ne-don-bosko-qsut-raporton-gjendjen-e-6-vajzave-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 12:47

Rrjedhja e gazit në një shkollë në Don Bosko, QSUT raporton gjendjen e 6 vajzave në spital

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 12:47

Pas ngjarjes së rëndë e cila u regjistrua në një shkollë në Don Bosko ka dhënë njoftimin zyrtar edhe QSUT mbi gjendjen e 6 vajzave që janë dërguar në spital pasi u ndjenë keq nga rrjedhja e gazit.

Në njoftim thuhet se pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Lexo Edhe:

Ndërsa tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Ata kanë shfaqur simptoma të lehta si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze.

Reagimi i QSUT:

Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç. Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.