Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve - Gazeta Express
string(65) "defekti-i-instagramit-fsheh-pelqimet-neper-postime-te-perdoruesve"

Fun

Gazeta Express

03/03/2021 16:53

Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve

Fun

Gazeta Express

03/03/2021 16:53

Një defekt në Instagram ka fshehur pëlqimet për disa prej përdoruesve të tij, pasi kompania aksidentalisht kishte tejzgjatur një testim të veçorisë së re.

“Kemi qenë duke e testuar një veçori të fshehjes së pëlqimeve nëpër postime. Jo qëllimisht kemi shtuar më shumë njerëz në testime, që ishte një defekt – jemi duke përmirësuar gabimin dhe po mundohemi të kthejmë pëlqimet sa më shpejt që të jetë e mundshme”, ka thënë një zëdhënës i rrjetit social për CNN.

Lexo Edhe:

Shumë përdorues kanë raportuar ndryshimin në profilet e tyre, me numrat e pëlqimeve që ishin zëvendësuar me frazën “të tjerë”.

Instagrami kishte kryer testime qe disa vjet. Kompania kishte njoftuar se do të nisë me heqjen e numrit të pëlqimeve për një numër të përdoruesve në Kanada, por s’ishin dhënë detaje se kur pritet që kjo veçori të dalë për gjithë botën.

Përderisa ndjekësit s’do të mund të shohin shifrën totale të pëlqimeve në një post, ai që ka bërë postimin mundet.