Daniele De Rossi zyrtarizohet si trajner i Romës edhe për sezonin e ardhshëm - Gazeta Express
string(76) "daniele-de-rossi-zyrtarizohet-si-trajner-i-romes-edhe-per-sezonin-e-ardhshem"

Daniele De Rossi zyrtarizohet si trajner i Romës edhe për sezonin e ardhshëm

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 10:03

Falë paraqitjeve tejet të mira nën drejtimin e skuadrës së Romës, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë edhe më gjatë trajnerin Daniele De Rossi.

Gjatë një takimi mes pronarëve të klubit dhe Ryan Friedkin u vendos që De Rossi të mbetet edhe në sezonin e ardhshëm 2024/25.

Lexo Edhe:

“Pas takimit të djeshëm pasdite me Daniele De Rossi, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë si trajner i AS Roma pas këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme. Në mandatin e tij të shkurtër si kryetrajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij ka sjellë në të gjithë klubin ka treguar historinë e vet. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur për të ofruar një të ardhme që tifozët e AS Roma e meritojnë. Nuk mund të ishim më të lumtur sesa të ndërtonim një projekt afatgjatë me Danielen”, kanë thënë Friedkins në komunikatë.

Kujtojmë se De Rossi erdhin në krye të Romës, duke zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho, për shkak të rezultateve të dobëta.

E ish mesfushori italian nënshkroi me romakët në janar deri në fund të sezonit.

Ai ka fituar 11 ndeshje nga 16 në të gjitha garat me tre barazime dhe dy humbje./Gazeta Express