Kane thyen rekord britanik në Champions - Gazeta Express
string(39) "kane-thyen-rekord-britanik-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 9:10

Kane thyen rekord britanik në Champions

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 9:10

Harry Kane e ka vendosur një rekord të ri, i cili i përfshin futbollistët anglezë, në histori të Ligës së Kampionëve.

Me golin e shënuar nga penalltia kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në “Allianz Arena”, sulmuesi anglez shkoi në kuotën e 11 golave që ishte pjesëmarrës në sezonin 2023/24 të Championsit, përfshirë këtu 8 gola dhe 3 asistime, njofton “OptaPaolo”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Me këtë rast, ai e regjistroi një rekord për një lojtar britanik brenda një sezoni në historinë e këtij turneu prestigjioz, duke i kaluar David Beckhamin dhe Steven Gerrardin.

Shpresa e ish-futbollistit të Tottenhamit është që t’i përmirësojë edhe më shumë këto statistika në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet mesjavën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Gjithashtu, Kane synon ta fitojë këtë trofe për ta ndërprerë “historinë e zezë” të karrierës së tij pa fituar ende trofe me klube.

Bayerni dhe Reali barazuan mbrëmë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani.

Leroy Sane dhe Harry Kane shënuan për vendësit, kurse Vinicius Junior i realizoi dy gola për mysafirët.

Gjithçka rreth finalistit do të vendoset javën tjetër në ndeshjen e kthimit, në një tjetër përballje gjigantësh. /Gazeta Express/