Dortmund - PSG, sonte na pret një tjetër “triller” i Championsit - Gazeta Express
string(59) "dortmund-psg-sonte-na-pret-nje-tjeter-triller-i-championsit"

Dortmund – PSG, sonte na pret një tjetër “triller” i Championsit

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 10:19

Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmund u desh të djersiteshin mirë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti francez dhe ai gjerman në çerekfinale i eliminuan Barcelonën respektivisht Arsenalin për ta bërë një vend në mesin e katër më të mirëve të kësaj gare.

Lexo Edhe:

Të dy ekipet i kishin humbur ndeshjet e para çerekfinale, për t’i përmbysur më pas rezultatet në lojën e kthimit, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, në “Signal Iduna Park”, ekipi nga Parisi dhe ai nga Dortmundi synojnë ta sigurojnë një avantazh në lojën e parë, para asaj të kthimit, e cila do të zhvillohet në Gjermani pas një jave.

Këto dy skuadra ishin ballafaquar në këtë sezon mes vete, me ekipin gjerman që përfundoi i pari në grup.

Por, PSG-ja e kishte mposhtur ekipin Verdhezi në Paris, ndërsa në Gjermani skuadrat kishin barazuar.

Pra, parisienët kanë statistika më të mira se Dortmundi në përballjet mes tyre të këtij edicioni në Champions.

Kylian Mbappe me shokë konsiderohen si favoritë për ta prekur finalen duke u bazuar në forcën e ekipeve dhe në duelet paraprake.

Natyrisht, PSG-ja është edhe më në formë aktualisht, po ashtu.

Sidoqoftë, Dortmundi do të mundohet që në shtëpi ta krijojë avantazhin për t’iu afruar biletës së finales.

Ndeshja mes Dortmundit dhe PSG-së do të luhet sonte në Gjermani duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/