Haradinaj kujton të rënët e Nabërgjanit: Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri - Gazeta Express
string(129) "haradinaj-kujton-te-renet-e-nabergjanit-asgje-me-shume-se-liria-e-popullit-te-kosoves-nuk-e-shperblen-gjakun-e-te-reneve-per-liri"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:51

Haradinaj kujton të rënët e Nabërgjanit: Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve.

Haradinaj ka thënë se Nabërgjani ka shumë dhimbje dhe krenari.

Lexo Edhe:

“Sot bëra nderime në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë të Nabërgjanit. Edhe këtu si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari. Më 1 maj të vitit 1999, shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe besonin në lirinë e Atdheut”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe dëshmorin Metush Gashi në përvjetorin e rënies.

“Po ashtu, nderuam kujtimin për dëshmorin e kësaj treve, Metush Gashin, i cili qysh si i ri u përball me armikun në mbrojtje të tokave shqiptare. I rritur në një familje atdhetare e patriotike, ai ishte pjesëmarrës në shumë shumë beteja për vendin në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, deri sa ra heroikisht nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të UÇK-së.

Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri.

I përjetshëm kujtimi për ta!”, ka përfunduar Haradinaj.