Çuçi: S’ka vend për mocion, çështjet për të cilat opozita e kërkon janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore - Gazeta Express
string(114) "cuci-ska-vend-per-mocion-ceshtjet-per-te-cilat-opozita-e-kerkon-jane-ezauruar-nga-gjykatat-dhe-komisionet-hetimore"

Çuçi: S’ka vend për mocion, çështjet për të cilat opozita e kërkon janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2024 16:57

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se, nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat, sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“S’kemi si të vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stërezauruara. Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje qe janë gjykuar nga drejtësia madje edhe me vendime të formës se prerë, që janë ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund të ulemi sot të flasim për datën e një mocioni”, deklaroi Çuçi.

Lexo Edhe: