Kryente marrëdhënie dhe u vinte gjoba prostitutave, arrestohet një person që hiqej si polic në Tiranë - Gazeta Express
string(100) "kryente-marredhenie-dhe-u-vinte-gjoba-prostitutave-arrestohet-nje-person-qe-hiqej-si-polic-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 21:02

Kryente marrëdhënie dhe u vinte gjoba prostitutave, arrestohet një person që hiqej si polic në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 21:02

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një qytetar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash nga prostitutat.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se i arrestuari linte takime me prostitutat e luksit të njohura si eskorta të cilat i kontaktonte përmes rrjeteve sociale.

Lexo Edhe:

Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim për ti arrestuar. Më pas i kërkonte shuma parash për të mos i arrestuar.