Shala: Gjithmonë ka pasur homoseksualë, nuk zhduket njerëzimi nga ta - Gazeta Express
string(66) "shala-gjithmone-ka-pasur-homoseksuale-nuk-zhduket-njerezimi-nga-ta"

Shala: Gjithmonë ka pasur homoseksualë, nuk zhduket njerëzimi nga ta

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 21:22

Në “Pressing” të T7 është duke u diskutuar për premtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që do të merret personalisht që të mundësohet shumica për të kaluar Kodi Civil që përfshinë edhe regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se premtimi i kryeministrit Kurti është për ta tërhequr vëmendjen nga kushti për Asociacionin që e ka në procesin e Këshillit të Evropës.

Lexo Edhe:

Shala ka thënë PSD-ja beson në shtet sekular dhe është për të drejtat e njeriut.

Ai ka thënë se gjatë gjithë historisë ka pasur homoseksualë.

“Gjithmonë ka pasur homoseksualë, nuk zhduket njerëzimi nga ta. Njerëzimi është zhdukur nga luftërat, kushtet ekonomike, e jo nga homoseksualët”, ka thënë Kelmendi. /Gazeta Express