Delegacioni i BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Sterkaj: Siguria nga kërcënimet, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit - Gazeta Express
string(114) "delegacioni-i-be-denon-sulmin-ndaj-gjyqtarit-sterkaj-siguria-nga-kercenimet-thelbesore-per-pavaresine-e-gjyqesorit"

Delegacioni i BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Sterkaj: Siguria nga kërcënimet, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 16:30

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dënoi sot sulmin ndaj gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

BE nënvizon se, siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Lexo Edhe:

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në një reagim të delegacionit të BE.

Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri, përfundon reagimi i delegacionit të BE.

Në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi lënde plasëse.

Sipas policisë së Shkodrës, fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale tek porta e banesës.