Çifti ukrainas kalon katër muaj lidhur me zinxhirë, ky është vendimi pas lirimit - Gazeta Express
string(79) "cifti-ukrainas-kalon-kater-muaj-lidhur-me-zinxhire-ky-eshte-vendimi-pas-lirimit"

Çifti ukrainas kalon katër muaj lidhur me zinxhirë, ky është vendimi pas lirimit

Fun

Gazeta Express

21/06/2021 16:32

Një çift i ri nga Ukraina në ditën e të dashuruarve (Shën Valentini), vendosen të lidhen me zinxhirë dhe të testojnë fuqinë e dashurisë së tyre.

Megjithatë pas katër muajve “sfidë”, ata hoqën zinxhirët dhe secili vazhdoi rrugën e vet, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Victoria Pustovitova dhe Alexander Kudlai nga Harkovi, pasi 123 ditëve që i kaluan të lidhur me njëri-tjetrin me zinxhirë, më në fund janë rrethuar nga kamerat e mediave të shumta dhe pyetjet e gazetarëve – kur dyshja vendosën të presin zinxhirët dhe të ndahen.

Gjatë ceremonisë së “çlirimit”, zbuluan se tani dëshirojnë të vazhdojnë jetën e tyre të pavarur nga njëri-tjetri. Victoria theksoi se madje planifikon të zhvendosen në një pjesë tjetër të Ukrainës.

Me gëzim përmendi se tani do të vazhdojë “me mushkëri të plotë”, dhe se shpreson se rrëfimi i tyre do të jetë “shembull i mirë për të gjitha çiftet”.

E Alexander ka pranuar se nuk e njihnin edhe aq mirë njëri-tjetrin kur vendosën të ndërmarrin këtë hap, por që në fund e kuptuan se “kanë këndvështrime krejtësisht të ndryshme për jetën”.

“Kemi komunikim të mirë dhe tani e njohim mirë njëri-tjetrin. Unë dhe Alexander e kemi kuptuar që nuk kemi nevojë për këtë lidhje, thjesht do të na bëjë dëm”, ka deklaruar Victoria. /Telegrafi/