Chelsea sërish në bisedime me Benfican, ka gati 120 milionë euro për Fernandezin - Gazeta Express
string(79) "chelsea-serish-ne-bisedime-me-benfican-ka-gati-120-milione-euro-per-fernandezin"

Chelsea sërish në bisedime me Benfican, ka gati 120 milionë euro për Fernandezin

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 23:31

Chelsea ka rikthyer sërish interesimin për Enzo Fernandezin.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea është rikthyer në bisedime të drejtpërdrejta me Benfican, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi londinez e dëshiron me çdo kusht Fernandezin, teksa thuhet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 120 milionë eurosh.

Në anën tjetër, presidenti i klubit portugez, Rui Costa, duket se ende nuk e ka ndërmend të pranojë shitjen e mesfushorit, por Chelsea do të insistojë që të arrihet marrëveshja brenda këtij afati kalimtar dimëror.

“Blutë” thuhet se po planifikojnë të insistojnë në mënyrë shumë të fortë dhe të bindur për të transferuar Fernandezin në 48 orët e fundit.

E gjithë struktura e Chelseat është 100% e përfshirë dhe e fokusuar për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Ndryshe, Enzo Fernandez me Benfican ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/