Çfarë ndodh me trupin nëse nuk hani çokollatë për një muaj? - Gazeta Express
string(58) "cfare-ndodh-me-trupin-nese-nuk-hani-cokollate-per-nje-muaj"

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk hani çokollatë për një muaj?

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

06/10/2022 19:10

Edhe pse e dimë që sheqernat në ëmbëlsira janë të dëmshme për shëndetin, shumica prej nesh nuk mund t’i rezistojnë çokollatave.

Kjo është arsyeja pse është mirë të reduktoni marrjen e tyre dhe kjo vlen edhe për çokollatat e zeza. Por çfarë ndodh nëse nuk hani çokollatë për një muaj?

Lexo Edhe:

Ndryshimet e humorit

Nëse vendosni të hiqni dorë nga çokollata, po reduktoni marrjen e sheqerit. Ndryshimet në nivelet e sheqerit në gjak çojnë në ndryshime të humorit, dëshira dhe sjellje të tjera jo të shëndetshme. Sheqeri mund të ulë energjinë dhe nëse nuk konsumoni çokollatë, do të vini re një ndryshim të dukshëm.

Gjumi më i mirë

Çokollata përmban kafeinë dhe nëse e hani më vonë gjatë ditës, mund të keni probleme me gjumin. Kjo ëmbëlsirë mund t’ju mbajë zgjuar për orë të tëra. Nëse e eliminoni, mund të vini re se jeni më të relaksuar dhe flini më mirë.

Vetëdija emocionale

Me siguri e keni njohur faktin që shumë njerëz i “zgjidhin” ndjenjat e këqija duke ngrënë çokollatë. Në këtë mënyrë ata duan të qetësojnë emocionet e tyre, edhe kur nuk kanë dëshirë të hanë. Duke hequr dorë nga çokollata, ju mund të ndihmoni në përmirësimin e dietës suaj.

Rrezik më të ulët të sëmundjeve

Një dietë e lartë me sheqer mund të çojë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike. Duke reduktuar konsumin e çokollatës, ju mund të zvogëloni rrezikun e kësaj sëmundjeje, diabetit madje edhe sëmundjet kardiovaskulare. /abcnews.al