Caktohet dalja në vendin e ngjarjes në gjykimin ku babë e bir po akuzohen për vrasje të rëndë në Rahovec - Gazeta Express
string(104) "caktohet-dalja-ne-vendin-e-ngjarjes-ne-gjykimin-ku-babe-e-bir-po-akuzohen-per-vrasje-te-rende-ne-rahovec"

Caktohet dalja në vendin e ngjarjes në gjykimin ku babë e bir po akuzohen për vrasje të rëndë në Rahovec

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 23:32

Gjykata Themelore në Gjakovë ka urdhëruar daljen në vend të ngjarjes në rastin ku Emir e Enver Sylka, babë e bir po akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Propozimin për daljen në vend të ngjarjes e ka bërë të premten mbrojtësi i të akuzuarit Emir Sylka, avokati Ndrecë Dodaj, të cilin e ka aprovuar kryetari i trupit gjykues Sulltan Dobraj.

Lexo Edhe:

Pos kësaj, avokati Dodaj pati edhe propozime të tjera, dëgjimin e hoxhallarëve N.A dhe SH.S në cilësinë e dëshmitarëve, të cilët kanë qenë si ndërmjetësues rreth pronës kontestuese si dhe dëgjimin e CD, ku dëgjohet biseda në atë takim, pasi e njëjta ishte incizuar. I njëjti propozoi edhe dërgimin e të pandehurit Emir Sylka, që të bëhet ekzaminimi psikiatrik për tu përcaktuar gjendja mendore, momentin kur është goditur me shkop nga tani i ndjeri N.V. dhe momentin kur ka shtënë me armë.

Ndërsa, përfaqësuesja e te dëmtuarave L.V dhe R.V, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi propozoi që dokumentacioni mjekësor që ka të bëjë me L.V. të jepet për ekspertizë një ortopedi-reumatolog.

Lidhur me propozimet tjera të mbrojtësit të të akuzuarit Emir Sylka, avokatit Dodaj, dhe propozimin e përfaqësueses së të dëmtuarve L.V dhe R.V., avokates Gashi-Bytyqi, gjykata tha se do të vendos në seancën e radhës.

Propozimet e mbrojtësit Dodaj, u kundërshtuan nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni dhe përfaqësuesja e të dëmtuarve L.V dhe R.V.

Prokurorja Beqiraj-Hyseni tha se sa i përket rishikimit të vendit të ngjarjes e kundërshton për faktin se konsideroi se shihet mjaft qartë vendi i ngjarjes nga video-incizimi.

“…po ashtu mendoj qe është sqaruar mjaftueshëm edhe nga raporti i vendit të ngjarjes, skicat e vendit të ngjarjes dhe dëshmitarëve, konsiderojë se është e kjart për gjykatën pasi që ne si prokurori kemi qenë në vend të ngjarjes dhe po ashtu duke besuar në përfaqësim të denjësishme të mbrojtjes kanë qenë edhe këta”, tha prokurorja Beqiraj-Hyseni, raporton “Betimi për Drejtësi”

Ndërsa, për dëgjimin e hoxhallarëve në cilësinë e dëshmitarëve, prokurorja Beqiraj-Hyseni dhe përfaqësuesja e të dëmtuarve L.V dhe R.V e kundërshtuan për faktin se nuk është objekt i akuzës dhe se nuk është aspak kontestuese se kjo vrasje e plagosje ka ndodh si motiv i një mosmarrëveshje rreth një prone.

Në fund, prokurorja Beqiraj-Hyseni tha se gjatë dhënies së deklaratës në polici dhe prokurori nuk është vërejtur tek i pandehuri Emir ndonjë problem mendor dhe se nga familjarët nuk kemi ndonjë provë që i njëjti ka pasur ndonjë trajtim të mëparshëm psiqik.

Paraprakisht, ne këtë seancë u dëgjuan dëshmitarët Kushtrim Hoxha, Emrim Selmancena, eksperti mjeko-ligjor Valon Hyseni dhe ekspertja e balistikës Shake Shala.

Dëshmitari Kreshnik Hoxha tha se në një ditë pune të zakonshme, e kishte parë të pandehurin Enver dhe tani të dëmtuarin L.V duke punuar secili në parcelat e tyre, të njëjtit ishin parë duke diskutuar dhe se nuk ka vrenjtur se ka pasur konflikt.

Dëshmitari Hoxha tha se më pas e kishte parë të pandehurin Emir duke kaluar me veturë me shpejtësi normale dhe  njëjti ishte ndalë tek parcela e babait të tij.

“…u parku te toka tyre lartë dhe ka biseduar diçka me Enverin, se di se çka, veç e kam pa Emirin prej pjesës lartë, L. dhe N. kanë qenë në shtallë të vet, duke shkuar teposhtë, Emiri me Enverin dhe N. me L. në rrugë paralele, Enveri dhe Emiri kanë qenë në rrugë të shtetit, L. dhe N. në tokë të vet brenda rrjetës, duke ecur paralel deri poshtë te dera”, tha i akuzuari Hoxha.

Ai thotë se nuk i ka dëgjuar se çka kanë biseduar pasi kanë qenë larg, mirëpo tha se kanë biseduar diku rreth 20 sekonda.

“… prej anës së majtë e kam parë N. duke e marrë një shtagë, ma merr menja që ka qenë shtagë se di saktë, shkon e sulmon Emirin njëherë, herën e dytë e qon shtagen po Emiri ja nis me kris me allti”, tha dëshmitari Hoxha.