Bytyqi: Unë dhe lojtarët tjerë jemi në formë të mirë, kemi një plan për të fituar ndaj Izraelit - Gazeta Express
string(93) "bytyqi-une-dhe-lojtaret-tjere-jemi-ne-forme-te-mire-kemi-nje-plan-per-te-fituar-ndaj-izraelit"

Bytyqi: Unë dhe lojtarët tjerë jemi në formë të mirë, kemi një plan për të fituar ndaj Izraelit

Sport

Gazeta Express

20/03/2023 20:44

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kosova më 25 mars do të luajë në udhëtim kundër Izraelit, kurse pas tri ditësh e pret Andorrën në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas seancës stërvitore, Zymer Bytyqi foli për faqen zyrtare të FFK-së, ku mes tjerash tha se beson në kualifikimin historik, teksa shtoi se ka një plan që Kosova t’i marrë pikët e plota nga përballja me izraelitët.

“Fillimisht jam i lumtur që sërish jemi bashkë në kombëtare. Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian. Kemi një grup të mirë dhe besoj që nëse e japim maksimumin tonë mund ta arrijmë kualifikimin. Ndeshja me Izrealin do të jetë shumë e vështirë por edhe ne i kemi lojtarët e mirë dhe e kemi një plan që të shkojmë atje për t’i marrë tri pikë”, tha 26-vjeçari.

“Jam në formë të mirë e po ashtu edhe lojtarët e tjerë që janë këtu  janë në formë të mirë dhe po kalojnë mirë në klubet e veta. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Pres përkrahjen nga tifozët tanë ‘Dardanët’, pasi ata na shtyjnë të japim maksimumin tonë për t’i marrë pikët maksimale”, deklaroi Bytyqi. /Gazeta Express/