Bayern Munichu po vazhdon ta shkruajë historinë në Champions League me një repart ofanziv që po thyen rekorde këtë sezon.
Sipas statistikave të fundit, për herë të parë në historinë e klubit dhe në kompeticion, tre lojtarë të Bayernit kanë marrë pjesë në të paktën 10 gola secili në Champions brenda të njëjtit edicion.
Treshja kryesore e sulmit përbëhet nga Harry Kane, Michael Olise e Luis Díaz.
Të tre kanë arritur shifra dyshifrore në kontribut direkt (gola dhe asistime), duke e kthyer Bayernin në një nga skuadrat më të rrezikshme në Evropë këtë sezon.
Sipas “Opta”, Kane, Olise e Duaz i kanë nga 15, 11 e 10 pjesëmarrje direkte në gol, shifra këto të jashtëzakonshme, përcjell “Gazeta Express”.
Harry Kane është lideri absolut i ekipit, me një formë të jashtëzakonshme edhe në Bundesligë, ndërsa Olise dhe Díaz e kanë dhënë një kontribut të madh si në shënim ashtu edhe në krijim rasteve.
Ky është një rast i rrallë në historinë e kompeticionit, pasi sipas statistikave të Championsit, vetëm disa skuadra kanë pasur ndonjëherë tre lojtarë me shifra të tilla në të njëjtin sezon.
Bayerni jo vetëm që po dominon në sulm, por po vendos edhe standarde të reja në nivel evropian për efikasitetin ofensiv.
Skuadra gjermane tashmë e ka siguruar titullin në Bundesliga dhe po synon trofe të mëdhenj edhe në Evropë, duke u konsideruar një nga favoritët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Me një sulm të tillë në formë maksimale, Bayerni duket se është i gatshëm për çdo kundërshtar. /Gazeta Express