Nexhmedin Spahiu: Pritet abstenim masiv nga qytetarët në këto zgjedhje të parakohshme - Gazeta Express
string(84) "nexhmedin-spahiu-pritet-abstenim-masiv-nga-qytetaret-ne-keto-zgjedhje-te-parakohshme"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 16:04

Nexhmedin Spahiu: Pritet abstenim masiv nga qytetarët në këto zgjedhje të parakohshme

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 16:04

Profesori Nexhmedin Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se situata aktuale reflekton një lodhje dhe ftohje të theksuar të elektoratit ndaj partive kryesore.

Sipas tij, gjithnjë e më shumë qytetarë po distancohen nga subjektet politike, pavarësisht se për kë kanë votuar më parë. Ai thotë se ka takuar votues të LVV-së, PDK-së dhe LDK-së të cilët nuk planifikojnë më t’i mbështesin këto parti në zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo tregon një ftohje të përgjithshme të elektoratit dhe rritje të pakënaqësisë me skenën politike”, vlerëson ai.

Spahiu paralajmëron se kjo gjendje mund të reflektohet në një nivel më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje, me një abstenim më të madh se zakonisht.

Video

Advertisement
Advertisement
Advertisement