Batatina tregon çka kërkoi nga futbollistët në ndeshjen e parë pas COVID-19 - Gazeta Express
string(75) "batatina-tregon-cka-kerkoi-nga-futbollistet-ne-ndeshjen-e-pare-pas-covid-19"

Batatina tregon çka kërkoi nga futbollistët në ndeshjen e parë pas COVID-19

Gazeta Express

05/06/2020 18:08

Superliga e Kosovës është rikthyer pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këtë sfidë, të vlefshme për xhiron e 23-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, e fituan vendasit me rezultat 4-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, foli për tri pikët e para pas rikthimit të Superligës.

“Jam i lumtur që pas një pushimi u kthyem”, u shpreh ai për Super Sport.

“Kam kërkuar nga lojtarët që të jenë  të vëmendshëm, sepse pas dy muajsh pushim s’mund ta testosh mirë skuadrën në stërvitje”.

“Në pjesën e parë shënuam vetëm njëherë, por rëndësi kishte që lojtarët të jenë të vëmendshëm dhe golat pastaj erdhën në pjesën e dytë”.

“Pasi shënuam golin e tretë që ishte i qetësisë, bëmë  edhe ndryshime dhe në fund jam i lumtur që shënuam edhe golin e katërt”.

“Dalja në Evropë? Deri në ndeshjen e fundit do të luajmë futboll për t’i kënaqur tifozët, nuk do të dorëzohemi. Do të luajmë me rivalët direkt për Evropë, pastaj ata mes vete, do t’i kemi mundësitë tona”, shtoi ai.

“Dukagjini nuk meriton të bie nga liga, ka një skuadër dhe trajner të mirë”. /Gazeta Express/