Andy Ruiz rikthehet me fitore, e mposht Chris Arreolan - Gazeta Express
string(53) "andy-ruiz-rikthehet-me-fitore-e-mposht-chris-arreolan"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 8:02

Andy Ruiz rikthehet me fitore, e mposht Chris Arreolan

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 8:02

Në ndeshjen e tij të parë në 17 muaj që nga humbja e kampionatit të unifikuar në pesha të rënda, boksieri meksikan, Andy Ruiz u rikthye në ring.

Edhe pse pësoi një nokdaun të hershëm, Ruiz arriti të rikthehej dhe ta fitonte duelin me vendim unanim të gjyqtarëve (117-110, 118-109, 118-109), shkruan Gazeta Express.

Ruiz u rrëzua në raundin e dytë, por arriti që me performancë të lartë të bindte tre gjyqtarët për fitore.

Ai nuk kishte boksuar që nga viti 2019, kur e humbi titullin e kampionit nga Anthony Joshua.

Advertisement
Advertisement
Advertisement