Ancelotti vendos, Real Madridi nuk do të festojë nëse siguron titullin e kampionit nesër - Gazeta Express
string(87) "ancelotti-vendos-real-madridi-nuk-do-te-festoje-nese-siguron-titullin-e-kampionit-neser"

Ancelotti vendos, Real Madridi nuk do të festojë nëse siguron titullin e kampionit nesër

Sport

Gazeta Express

03/05/2024 22:28

Real Madridi është shumë afër për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit në La Liga këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti prin në tabelë me 84 pikë, me 11 pikë më shumë se Barcelona, teksa deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe pesë xhiro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjithsesi, Real Madridi mundet që nesër (e shtunë) të shpallet kampion në Spanjë, nëse fiton ndaj Cadizit – kurse, Barcelona nuk fiton ndaj Gironas.

Megjithatë, sipas asaj që ka raportuar “AS”, Ancelotti i ka thënë skuadrës së tij se nuk do të ketë festë deri pas ndeshjes ndaj Bayern Munichit, edhe nëse sigurojnë titullin në La Liga.

“Los Blancos” do të luajnë të mërkurën ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj “Bavarezëve” në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur pa fitues (2:2), andaj gjithçka ka mbetur e hapur për përballjen e dytë në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/