Ancelotti: Tash kemi më shumë mundësi për ta fituar Championsin - Gazeta Express
string(62) "ancelotti-tash-kemi-me-shume-mundesi-per-ta-fituar-championsin"

Ancelotti: Tash kemi më shumë mundësi për ta fituar Championsin

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 13:40

Carlo Ancelotti po e ndien njëfarë çlirimi pasi e eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.

“Los Blancos” u kualifikuan në gjysmëfinale të kësaj gare dhe tash po shohin përpara, respektivisht në përballjen e dyfishtë me Bayern Munichun në gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Trajneri italian thotë se, fakti që “Mbretërit” e eliminuan ekipin më të fortë në Evropë, nënkupton që madrilenët po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit të Evropës.

“Tash na pret gjysmëfinalja… Në tre sezonet e fundit jemi ballafaquar vazhdimisht me Cityn, një skuadër fantastike, ndoshta më e mira në Evropë. Prandaj, duke i mposhtur ata, hapet një mundësi e madhe për ta fituar prapë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Ancelotti pas lojës.

“Gjysmëfinalja do të jetë interesante. Duke e eliminuar Cityn është një gjë mjaft e mirë për Real Madridin”, përfundoi “Don Carlo”.

Penalltitë ishin vendimtare për Realin pasi dy ndeshjet çerekfinale me Cityn përfunduan baras, 3:3 e 1:1. /Gazeta Express/