A është shkollimi kriter për të qenë deputet? - Gazeta Express
string(44) "a-eshte-shkollimi-kriter-per-te-qene-deputet"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 21:26

A është shkollimi kriter për të qenë deputet?

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 21:26

Në formularët për broshurën parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës treguan edhe për nivelin e shkollimit të tyre.

Gazetare: Ardita Rashiti

Lexo Edhe:

E në mesin e tyre, ka të tillë që kanë të përfunduar vetëm shkollën fillore.

Deputeti i komunitetit Rom, Fadil Gashi ka deklaruar se ka përfunduar vetëm ciklin e ulët, katër vjeçar.

Mirëpo kolegët e tij deputetë, në këto deklarime ndonëse thanë se kanë nivel më të lartë të shkollimit, bënë dukshëm gabime drejtshkrimore.

Kësisoj deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri në Formularin për Broshurën Parlamentare, kishte shkruar gabim fjalën “shqiptar”, duke i vënë një “ë” shtesë në fund.

Ai pati telashe ta shkruajë pa gabime edhe vendlindjen e tij Skënderajn.

E nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk arritën ta shkruajnë fjalën “shqiptar” mirë deputetët Adriana Matoshi, Enver Dugolli, Gramos Agusholli, Gani Krasniqi e Alban Hyseni.

Sipas Erblin Hoxhës nga Lëvizja FOL, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë kurrfarë kufizime sa i përket shkollimit, për të qenë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Madje ai thotë që është gabim nëse deputetët identifikohen në bazë të nivelit të shkollimit të tyre.

Ndërsa Aulonë Memeti nga organizata Admovere, shprehet se deputetët duhet të kenë njohuri të përgjithshme për shkak që përfaqësojnë qytetarët.

Memeti thotë se se ndonëse niveli i shkollimit nuk tregon domosdoshmërisht për përgatitjet e deputetëve, ata duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi.

Ndërsa Rinor Qehaja nga Instituti Edguard thotë se deputetëve ju mungojnë informatat e mirëfillta për temat që trajtojnë.