A e dini si u zbulua patenta e shoferit - Gazeta Express
string(39) "a-e-dini-si-u-zbulua-patenta-e-shoferit"

A e dini si u zbulua patenta e shoferit

AutoTech

Gazeta Express

13/10/2022 1:03

Në vitin 1921, në Britaninë e Madhe ishin vetëm 1 milion shofer. Dhjetë vjet më vonë, për herë të parë u lëshua një dokument që “legalizonte” ngasjen e veturës. Dokumenti u dha në Britani dhe pajisja me të, për herë të parë kushtoi 1 funte. Dokumenti u njoh si “leje e vozitjes”.

Kur u fut në fuqi, shoferët që nuk pajiseshin me leje të vozitjes, gjobiteshin me 5 funte. Në vitin 1939, numri i shoferëve shkoi në 3 milionë, ndërsa pas vitit 1960, shifrat “shpërthyen” dhe shoferët e kishin tashmë të obliguar të regjistroheshin, thuhet në Agjencinë e Standardeve të Shoferit dhe Automjeteve.

Lexo Edhe:

Leja e parë e vozitjes, e lëshuar në vitin 1931

Qindra mijëra dokumente lëshoheshin brenda ditës.

Leja e vozitjes, krahas arsyeve të tjera, u dha edhe për sigurinë rrugore. Para se të ekzistonte dokumenti, shoferët shkaktonin aksidente dhe iknin nga vendi i ngjarjes. Veturat nuk diheshin të kujt janë dhe me ç’rast, fajtorët në aksidente nuk merrnin dënimin.

Leja e vozitjes, që u lansua më 1931, përmbante një dokument prej 18 faqesh me këshilla për trafik. Obligonte vozitësit të mbanin rregull dhe të pajiseshin me mjete mbrojtëse. Vozitësit nuk testoheshin më 1931 kur pajiseshin me leje, pasi pajisja ishte më tepër formale.