Juve ia cakton çmimin yllit të skuadrës - Gazeta Express
string(39) "juve-ia-cakton-cmimin-yllit-te-skuadres"

Gazeta Express

07/06/2020 8:59

Juve ia cakton çmimin yllit të skuadrës

Gazeta Express

07/06/2020 8:59

Juventusi ka vendosur ta nxjerrë në shitje Federico Bernardeschin dhe është i gatshëm ta pranojë çfarëdo oferte në vlerë prej 40 milionë euro e më lart.

Sipas Gazzetta dello Sport, Federico Bernardeschi do të lihet i lirë të largohet nga Juventus këtë verë.

Lexo Edhe:

Sulmuesi i krahut nuk ka gjetur shumë hapësira me trajnerin Sarri dhe emri i tij është përfshirë në listën e lojtarëve që mund të shiten.

Juventus e vlerëson kartonin e tij 40 milionë euro.

Ish-ylli i Fiorentinas ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat me Juventusin në këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist.