Shumë qytetarë mbesin jashtë duke pritur për shërbime në Ambulancat Specialisitke në QKUK - Gazeta Express
string(89) "shume-qytetare-mbesin-jashte-duke-pritur-per-sherbime-ne-ambulancat-specialisitke-ne-qkuk"

Gazeta Express

01/06/2020 8:22

Shumë qytetarë mbesin jashtë duke pritur për shërbime në Ambulancat Specialisitke në QKUK

Gazeta Express

01/06/2020 8:22

Shpesh herë qytetarët janë shprehur të zhgënjyer me shëndetësinë në Kosovë.

Padyshim se mos-funksionimi i mirë i shëndetësisë bëri që shumë prej tyre të kërkonin ndihmë shëndetësore jashtë vendit.

Lexo Edhe:

Qytetarë të shumtë kanë mbetur sot duke pritur jashtë dyerve të Ambulancave Specialistike në QKUK.

Në një fotografi të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet numri i madh i qytetarëve që po presin për t’u shërbyer në këto ambulanca, por që askush nuk po merret me ta.

Një qytetar i cili poashtu po priste për të marrë shërbimin shëndetësore tha për Indeksonline se mbeti shumë gjatë duke pritur, kësisoj u detyrua të largohej nga QKUK-ja.

Nuk dihet se pse qytetarët po detyrohen të presin kaq gjatë për të marrë shërbimet në fjalë, por që një gjë e tillë ka ndodhur shpesh herë nëpër spitalet e Kosovës./