U.D. Kryeprokurori i Shtetit takohet me shefin e EULEX-it, flasin për ruajtën e pavarësisë institucionale dhe reformën në drejtësi - Gazeta Express
string(128) "u-d-kryeprokurori-i-shtetit-takohet-me-shefin-e-eulex-it-flasin-per-ruajten-e-pavaresise-institucionale-dhe-reformen-ne-drejtesi"

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takohet me shefin e EULEX-it, flasin për ruajtën e pavarësisë institucionale dhe reformën në drejtësi

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 14:44

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ka pritur në takim pune shefin e misionit të EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i EULEX-it zhvilluan diskutime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Konkretisht në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e EULEX-it në ruajtën e pavarësisë institucionale, si dhe ecurinë dhe sfidat në zbatimin e deklaratës së përbashkët të zotimit lidhur me reformën në drejtësi”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik në ZKPSH.

Poashtu, në këtë takim ZKPSH thotë se “u diskutua edhe për menaxhimin e situatës dhe mbarëvajtjes së punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicës pas ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb”.

“Bashkëbiseduesit patën diskutime edhe për luftimin e veprave penale që ndërlidhën me pastrimin e parave, nevojën për rritjen e numrit dhe mbështetjes për mbrojtësit e viktimave të krimit, si dhe çështje të tjera profesionale me interes të përbashkët”.

“U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së sukseseve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.