Fanol Shala thyen rekord botëror në paragllajdizëm - Gazeta Express
string(50) "fanol-shala-thyen-rekord-boteror-ne-paragllajdizem"

Fanol Shala thyen rekord botëror në paragllajdizëm

Sporte tjera

Gazeta Express

30/04/2024 14:46

Paragllajdisti kosovar, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbresëlënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.

Shala u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.

Lexo Edhe:

Fanoli pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës.

Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të kombëtares tonë: Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.