Sot afati i fundit, mbledhja për reformën zgjedhore shtyhet në orën 19:00 - Gazeta Express
string(71) "sot-afati-i-fundit-mbledhja-per-reformen-zgjedhore-shtyhet-ne-oren-1900"

Sot afati i fundit, mbledhja për reformën zgjedhore shtyhet në orën 19:00

Gazeta Express

31/05/2020 16:56

Pavarësisht se kjo e dielë është afati i fundit për të arritur në një kompromis dhe produkt të ri zgjedhor, palët në këshillin politik kanë rënë dakort që mbledhja të shtyhet me dy orë, nga ora 17:00 në orën 19:00 të pasdites.

Kujtojmë se deri më tani PD-LSI, maxhoranca dhe opozita parlamentare ende nuk e kanë arritur konsensusin në 3 çështje.

Lexo Edhe:

Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare./Express