Batatina flet për "Express" në lidhje me dënimin me 3 ndeshje nga FFK-ja në fazën vendimtare të kampionatit - Gazeta Express
string(105) "batatina-flet-per-express-ne-lidhje-me-denimin-me-3-ndeshje-nga-ffk-ja-ne-fazen-vendimtare-te-kampionatit"

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 20:37

Batatina flet për “Express” në lidhje me dënimin me 3 ndeshje nga FFK-ja në fazën vendimtare të kampionatit

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 20:37

Tahir Batatina ka reaguar lidhur me dënimin që ia shqiptoi Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ky Komision e dënon trajnerin e Llapit me suspendim prej tri ndeshjeve, si dhe me gjobë prej 500 eurosh, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në një prononcim për “Gazeta Express”, Batatina tha se ka bërë ankesë në shkallën e dytë të këtij Komisioni dhe se shpreson se ky dënim do t’i zbutet.

“Po e kam marrë këtë vendim para 4 ditëve dhe kam pushuar në ndeshjen me Prishtinën. Nuk kam qëndruar në bankë shkaku i vendimit dhe kam bërë ankesë në shkallën e dytë dhe shpresoj të jetë në favorin tim, që së paku dy ndeshje mos të pezullohem dhe një ndeshje kam pushuar”, tha fillimisht ai.

“Sido që të jetë, unë do të vazhdojë ta bëjë punën time me nder dhe korrektesi, dhe me shumë profesionalizëm. Edhe ne jemi njerëz, kemi ndjenja, kemi emocione pas ndeshjes dhe duhet të kuptohen nga të gjithë akteret. Por, jam shumë krenar me atë që kam arritur me Llapin dhe futbollin e Kosovës, sepse për 13 vite kemi bërë revolucion në futboll, kemi ndryshuar në mentalitet, në organizim, në strukturim, në profesionalizëm, në kulturë sportive. Lojtarët e mi luajnë në Evropiane dhe në dy Kombëtare; në Kombëtaren e kombit shqiptar, Shqipërinë, dhe në Kosovë”, shtoi 46-vjeçari.

“Nuk më pengon mua dhe skuadrës time ky vendim. Unë ende më i fortë do të jem dhe do t’i gëzojë të gjithë Llapin e Gollakun. Por, edhe të gjithë adhuruesit e futbollit tim dhe ata që më kanë idoll, me titull të kampionit sepse kam besim te djemtë që unë i udhëheqi me nder dhe krenari. Së shpejti edhe shtetin tim do ta kualifikojë në kompeticione Evropiane dhe Botërore, sepse këtë e kam mision pas Llapit”, deklaroi Batatina. /Gazeta Express/