Akuzoi në “Favorit” dhe u përfshi në incident, Batatina dënohet me tri ndeshje dhe 500 euro - Gazeta Express
string(88) "akuzoi-ne-favorit-dhe-u-perfshi-ne-incident-batatina-denohet-me-tri-ndeshje-dhe-500-euro"

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 17:40

Akuzoi në “Favorit” dhe u përfshi në incident, Batatina dënohet me tri ndeshje dhe 500 euro

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 17:40

Tahir Batatina është dënuar me tri ndeshje dhe me gjobë prej 500 eurove.

Kështu ka njoftuar sot Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka publikuar vendimet që mori Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky vendim lidhet me ndeshjen e Llapit ndaj Dukagjinit, e cila ishte luajtur më 14 prill dhe ishte mbyllur pa fitues – 1:1.

Batatina, i cili ishte i ftuar në po të njëjtën ditë në emisionin “Favorit” në T7, kishte akuzuar direkt gjyqtarin e ndeshjes, Visar Kastrati, për ndikim në rezultat.

Përmes videove të publikuara pas përfundimit të asaj ndeshjeje, trajneri i Llapit u dëgjua edhe duke bërë fyerje në baza racore.

Madje, Batatina deklaronte se ishte i përfshirë edhe një incident me presidentin e KF Dukagjinit, Fabion Veselin.

Vendimi:

/Gazeta Express/