FBK-ja publikon dënimet, Mijovic e pëson më së rëndi - Gazeta Express
string(51) "fbk-ja-publikon-denimet-mijovic-e-peson-me-se-rendi"

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 18:05

FBK-ja publikon dënimet, Mijovic e pëson më së rëndi

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 18:05

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet lidhur me ndeshjet e treta gjysmëfinale në “Play-Off ” të Superligës.

KB Golden Eagle Ylli është dënuar me gjobë prej 100 eurosh. Gjobë të njëjtë mori edhe lojtari i tyre, Nate Grimes, për shkak se ishte ndëshkuar me gabim teknik në ndeshjen ndaj Pejës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shkaku i gabimeve teknike, me nga 100 euro gjobë u dënuan edhe Donte Clark e Dardan Berisha nga Sigal Prishtina, si dhe Kevin Capers nga Trepça.

Ndërsa, dënimin më të rëndë e mori trajneri i Yllit, Petar Mijovic, i cili u gjobit në total me 600 euro.

Arsye e dënimit ndaj trajnerit malazez janë gabimet teknike dhe sjelljet jo-sportive, me ç’rast ai edhe ishte përjashtuar nga ndeshja.

Vendimet:

/Gazeta Express/