"Dinari i përket shekullit të kaluar", Petkoviq përgjigjet në stilin e tij propagandistik - Gazeta Express
string(86) "dinari-i-perket-shekullit-te-kaluar-petkoviq-pergjigjet-ne-stilin-e-tij-propagandistik"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 20:33

“Dinari i përket shekullit të kaluar”, Petkoviq përgjigjet në stilin e tij propagandistik

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 20:33

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”,  në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka propaganduar sërish kundër Kosovës. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti i përket shekullit të kaluar.

Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se dinari i përket shekulli të kaluar.

Lexo Edhe:

Sipas Petkoviqit, Kurti pos dinarit dëshiron që edhe popullin serb ta largojë nga Kosova.

“I vetmi që i përket shekullit të kaluar është Albin Kurti, i cili me të gjitha mënyrat po përpiqet të dëbojë nga Kosova jo vetëm dinarin, por edhe popullin serb nga vatrat e tij shekullore”, ka deklaruar Petkvoviq, ka raportuar kosovo-online, transmeton Gazeta Express.

“Kurti është ai që me politikën e tij të prapambetur, të dhunshme dhe antiserbe kërkon ta kthejë çdo ditë në një fuçi baruti gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse nuk ka politikë tjetër për t’u ofruar përkrahësve të tij”, ka vazhduar Petkoviq. /Gazeta Express