Hapja e çerdheve, gëzim i madh për prindërit - Gazeta Express
string(43) "hapja-e-cerdheve-gezim-i-madh-per-prinderit"

Syzana Hajradini

28/05/2020 14:35

Hapja e çerdheve, gëzim i madh për prindërit

Syzana Hajradini

28/05/2020 14:35

Tani janë duke e pastruar tepihun e fundit. Krejt kjo për shkak se po bëhen gati për t’ia filluar punës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e çerdheve.

Kësaj deklarate më së shumti iu gëzuan prindërit.

Lexo Edhe:

Një prej tyre është Luaras Meha, i cili edhe shprehu gatishmëri për t’iu ndihmuar punonjësve të kopshtit që ta kryejnë më lehtë punën.

Qëndrimi në shtëpi për Luarasin ka qenë një ndihmesë shumë e madhe për gruan e tij Antigonën, e cila është dashur të punojë edhe gjatë ditëve të pandemisë, raporton emisioni #gjesi në T7.

Përveç tij, ky lajm ka qenë i mirëpritur edhe nga gazetarja Ardiana Thaçi, e cila është nënë e tre fëmijëve. Ajo tregon se si i është dashur ta ndërrojë orarin e punës për shkak se nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët e saj.

Hapja e çerdheve parashihet të ndodhë në fillim të muajit qershor, por edhe kjo do të bëhet duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.