Sveçla takon komandantin e KFOR'it: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile - Gazeta Express
string(76) "svecla-takon-komandantin-e-kforit-gjendja-e-sigurise-ne-kosove-eshte-stabile"

Sveçla takon komandantin e KFOR’it: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

Gazeta Express

26/05/2020 18:30

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

“Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19″, njofton Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publik.

Lexo Edhe:

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuanse gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm”, bën të ditur MPBAP.