Ky është rrjeti i marketeve Numër 1. për cilësi në Kosovë! - Gazeta Express
string(56) "ky-eshte-rrjeti-i-marketeve-numer-1-per-cilesi-ne-kosove"

Ky është rrjeti i marketeve Numër 1. për cilësi në Kosovë!

Gazeta Express

21/05/2020 16:30

Vlerat e një kompanie gjithmonë kanë qenë “produkte të shkëlqyera, shërbim i shkëlqyer i klientit, si dhe respekt për individin”. Këto vlera dhe cilësi u dëshmua se i ka kompania Viva Fresh Store.

Këtë vit, edhe një sukses i radhës! Viva Fresh Store është e vetmja kompani në vend e cila ka fituar Medaljen e Cilësisë, QUDAL – QUality meDAL, për vitin 2020/2021, në kategorinë “zinxhiri vendor i shitjeve me pakicë” në Kosovë. Ky çmime është fituar nga rezultatet e dala nga hulumtimi i QUDAL – QUality meDAL, i zhvilluar në Kosovë në janar dhe shkurt të vitit 2020 nga Organizata Ndërkombëtare ICERTIAS – International Certification Association (Shoqata Ndërkombëtare e Certifikimeve) me seli në Cyrih në Zvicër.

Lexo Edhe:

Gjatë sondazhit të realizuar, pos tjerash, konsumatorët të ndryshëm janë pyetur se cili rrjet i marketeve të shitjeve me pakicë në Kosovë, ofron nivelin më të lartë të CILËSISË apo përfaqësojnë cilësinë më të lartë, bazuar në eksperiencat e tyre personale. Nga ky hulumtim i pavarur ka rezultuar se kompania Viva Fresh Store nga qytetarët e Republikës së Kosovës, është vlerësuar me notat më të larta të cilësisë ku është renditur me Numrin 1. për cilësi në Kosovë! Kjo medalje, tregon më së miri se, Viva Fresh Store është një kompani lider në vend e cila nga qytetarët e saj është vlerësuar më së shumti për vlerat, cilësinë, ndershmërinë, shërbimin dhe besueshmërinë që ofron, në gjithë rrjetin e gjerë të marketeve në krejt Kosovën.

Çmimi, QUDAL – QUality meDAL, u jepet ekskluzivisht vetëm kompanive, produkteve apo shërbimeve që ofrohen në tregun vendas e që gjatë anketimit vlerësohen më së shumti për cilësinë e ofruar për qytetarët e atij vendi. Për të dëshmuar një nivel të lartë të cilësisë, edhe shumë kompani dhe brende të tjera me famë ndërkombëtare, përgjatë viteve, janë përfshirë në certifikimin e ICERTIAS në aktivitetet e tyre.

Kompania Viva Fresh Store, u dëshmua së është Numër 1. për cilësi në Kosovë!