Shkëndija me donacion për Spitalin e Tetovës - Gazeta Express
string(44) "shkendija-me-donacion-per-spitalin-e-tetoves"

Shkëndija me donacion për Spitalin e Tetovës

Gazeta Express

07/04/2020 17:11

KF Shkëndija si klub me përgjegjësi sociale bashkohet me çdo iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të prekurit nga virusi korona, përcjell GazetaExpress.

Në këto kohë të vështira kur pandemia e COVID-19 ka paralizuar pjesën më të madhe të të gjitha sferave në gjithë globin, futbolli nuk është përjashtim dhe në këtë moment ‘topi ka ndaluar rrokullisjen’.

Lexo Edhe:

KF Shkëndija si klub me përgjegjësi sociale bashkohet me çdo iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të prekurit nga virusi korona.

Duke vlerësuar angazhimin e parezervë të komplet personelit mjekësorë të Spitalit Klinik të Tetovës, që nuk kursejnë asgjë nga vetja, madje rrezikojnë edhe shëndetin personal në interes të të qenurit në shërbim të qytetarëve në nevojë, klubi ynë në shenjë solidarizimi me ta ofron mbështetje përmes një donacioni (skafindera, doreza, dezinfektues, termometra infrared, saintaizerë dhe materiale tjera të nevojshme për situatën e krijuar)./GazetaExpress/B.Lika/