Koronavirusi/ Bilanc i frikshëm në Maqedoni, ndërrojnë jetë edhe 5 persona - Gazeta Express
string(72) "koronavirusi-bilanc-i-frikshem-ne-maqedoni-nderrojne-jete-edhe-5-persona"

Koronavirusi/ Bilanc i frikshëm në Maqedoni, ndërrojnë jetë edhe 5 persona

Gazeta Express

07/04/2020 14:26

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, pesë persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë, përcjell Gazeta Express nga Portalb.

Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova 52 vjeçar, një paciente nga Labunishta e Strugës 65 vjeçare, një paciente nga fshati Çellopek, rrethina e Tetovës 62 vjeçare dhe një paciente nga Shtipi, 81 vjeçare.
Sipas ministrisë, edhe në Kumanovë në shtëpinë e tij, ka ndërruar jetë një pacient në moshë 53 vjeçare.

Lexo Edhe:

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 29 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Sipas qyteteve:
– Shkup 15
– Kumanovë 7
– Prilep 1 dhe
– Koçani 3

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 599 persona.