Edhe Grupi 6 Plus përkrah krijimin e qeverisë së re - Gazeta Express
string(54) "edhe-grupi-6-plus-perkrahin-krijimin-e-qeverise-se-rel"

Gazeta Express

02/04/2020 12:27

Edhe Grupi 6 Plus përkrah krijimin e qeverisë së re

Gazeta Express

02/04/2020 12:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus.

Me këtë rast Albert Kinolli tha se ky grup nuk i përkrah zgjedhjet e parakohshme në këtë situatë pandemie.

Lexo Edhe:

“Ne kemi qenë të kontaktuar nga presidenti për situatën e krijuar. Ne si grup parlamentar mund të themi se sa i përket kësaj situate ekzistojnë dy çështje, shpërndarja e Kuvendit dhe formimi i një qeverie të re. Ne mendojmë se duke pasur parasysh pandeminë janë në pyetje jetët e shumë njerëzve dhe tani nuk është koha për zgjedhje”, tha ai.