Associated Press: Përfshirja e Vulin në qeverinë e re, sugjeron vazhdimin e lidhjeve të ngushta të Serbisë me Rusinë - Gazeta Express
string(114) "associated-press-perfshirja-e-vulin-ne-qeverine-e-re-sugjeron-vazhdimin-e-lidhjeve-te-ngushta-te-serbise-me-rusine"

Associated Press: Përfshirja e Vulin në qeverinë e re, sugjeron vazhdimin e lidhjeve të ngushta të Serbisë me Rusinë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 13:43

Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë një ish-shef të shërbimit inteligjent, i cili mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan Associated Press, duke komentuar përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, e cila u bë e ditur mëngjesin e sotëm nga Millosh Vuçeviq.

Aleksandar Vulin do të jetë njëri nga disa nënkryetarë, ka thënë Millosh Vuçeviq gjatë shpalljes së përbërjes së kabinetit të tij të ardhshëm, i cili pritet të votohet në Kuvendin e Serbisë në ditët në vijim.

Lexo Edhe:

Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për luftën në Ukrainë, kujton AP.

Përfshirja e Vulin në qeverinë e re sugjeron vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Rusinë pavarësisht rrugës së shpallur pro-BE nga Serbia.

Në korrik të vitit të kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe shpërdorim detyre.

Shtetet e Bashkuara, Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se Vulin përdori autoritetin e tij publik për të ndihmuar një tregtar serb të armëve nën sanksionet e SHBA-së që të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë.

Vulin akuzohet gjithashtu për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës, sipas autoriteteve amerikane.

Vulin, nënkryetar i AP, dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të agjencisë serbe të inteligjencës BIA pas vendosjes së sanksioneve ndaj tij. Më parë ka qenë shef i ushtrisë dhe policisë.

Vuçeviç, mandatari i ri, ka qenë më parë ministër i Mbrojtjes.

Formimi i qeverisë vjen disa muaj pas zgjedhjeve të tensionuara parlamentare në dhjetor, në të cilat partia e djathtë populiste në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq fitoi shumicën e vendeve në asamblenë prej 250 anëtarësh.

Votimi nxiti tensione politike mes raporteve për parregullsi të përhapura të raportuara nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë. Grupi i opozitës organizoi protesta në rrugë përpara zgjedhjeve.