Daçiq: Xhamajka nën presion për njohjen e Kosovës - Gazeta Express
string(48) "daciq-xhamajka-nen-presion-per-njohjen-e-kosoves"

Daçiq: Xhamajka nën presion për njohjen e Kosovës

Gazeta Express

21/02/2020 17:30

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq një një interviste për ‘RTS’ ka deklaruar  se Serbia i ka kontaktuar autoritetet e Xhamajkës për të marrë vesh nëse ky shtet i Karaibeve e ka njohur Kosovën.

“ U kemi kërkuar informacione zyrtare në Xhamajka, na kanë konfirmuar verbalisht se nuk e kanë njohur Kosovën” ka thënë Daçiq. Sipas tij, Xhamajka është në presion të madh rreth çështjes së njohjes së Kosovës sikur edhe vendet tjera të Karaibeve. “ U kemi kërkuar edhe me shkrim të na përgjigjen” ka thënë kryediplomati serbe.

Lexo Edhe:

Daciq ka thënë se fakti që në falënderimet që kanë bërë liderët kosovarë për këtë njohje kanë përmendur Eliot Engel tregon që Kosova e ka përkrahjen e Perëndimit dhe se askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë Serbisë ta ndalë fushatën e saj kundër njohjeve.

“ Sido që të jetë, a e kanë dhënë lajmin herët apo jo, kjo tregon se Xhamajka është nën presion” ka thënë ai.