Ambasdorja amerikane uron Kuvendin - Gazeta Express
string(34) "ambasdorja-amerikane-uron-kuvendin"

Gazeta Express

17/02/2020 14:11

Ambasdorja amerikane uron Kuvendin

Gazeta Express

17/02/2020 14:11

Pas votimit të ligjit për Prokurorinë Publike dhe miratimit të ligjeve me rëndësi dhe shpërbërjes së Kuvendit, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kejt Mery Bërns, përcjell GazetaExpress.

Ajo ka uruar aktivitetet e përbërjes parlamentare të shpërbërë në 3 vitet e fundit i cilëson si të suksesshme, duke përmendur këtu protokollin për anëtarësim në NATO, marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, miratimin e ligjeve për Agjenci për siguri nacionale, ligjin për gjuhët, ndryshimet në ligjin për mbrojtje, ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe së fundmi ligjin për Prokurori Publike.

Lexo Edhe:

“Pas shpërbërjes së përbërjes së nëntë parlamentare në histori të Maqedonisë së Veriut, do të doja që të përshëndes suksesin e arritur në tre vitet e fundit. Ky sukses i përfshinë ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj deri në fund, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, miratimin e ligjeve për Agjencinë për Siguri Nacionale, ligjin e gjuhëve, ndryshimet në ligjin për mbrojtje, ligjin për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, si dhe ligjin për Prokurori Publike. Këto ndryshime e pasqyrojnë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt reformave të cilat zbatohen për shkak të mirës për qytetarët e saj dhe të ardhmen e saj të sigurt transatlantike”, ka theksuar ambasadorja Bërns./GazetaExpress/

Besmir Lika