Konfirmohet rasti i tretë i koronavirusit në Korenë e Jugut - Gazeta Express
string(59) "konfirmohet-rasti-i-trete-i-koronavirusit-ne-korene-e-jugut"

Konfirmohet rasti i tretë i koronavirusit në Korenë e Jugut

Gazeta Express

26/01/2020 10:13

Autoritetet e Koresë Jugore e konfirmuan të dielën rastin e tretë të koronavirusit, që fillimisht u regjistrua në qytetin kinez, Wuhan.

Sipas Qendrës Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një banorë 54-vjeçar, i cili banonte në Wuhan, është kthyer në shtëpi dhe është zbuluar se vuan nga virusi kinez.

Lexo Edhe:

“Me të arritur në aeroport, ai nuk kishte simptoma, por më vonë kishte temperaturë të lartë. Gjendja e tij dukej se po përmirësohej para se të rëndohej përsëri më vonë. Ai është vendosur në izolim për teste dhe trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Përpos konfirmimit të rastit të tretë, Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve i ka kontrolluar 47 persona që kishin simptoma të ngjashme, por që kanë dalë me rezultate negative për virusin.

Ndryshe, Ministria e Jashtme e Koresë Jugore e ka ngritur nivelin e paralajmërimit në shkallën më të lartë për t’i shmangur udhëtimet drejt provincës së prekur nga virusi, shkruan “Korea Herald”, transmeton Gazeta Express.