Theu “arrestin shtëpiak” për të shitur drogë, arrestohet shkodrani - Gazeta Express
string(63) "theu-arrestin-shtepiak-per-te-shitur-droge-arrestohet-shkodrani"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 16:23

Theu “arrestin shtëpiak” për të shitur drogë, arrestohet shkodrani

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 16:23

Emanuel Leka është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të shitur doza kanabisi.

“Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje”, njofton policia.

Lexo Edhe:

Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.