Bledi Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS-së disa orë para seancës plenare: Ja porositë që u dha deputetëve socialistë - Gazeta Express
string(118) "bledi-cuci-mbledh-grupin-parlamentar-te-ps-se-disa-ore-para-seances-plenare-ja-porosite-qe-u-dha-deputeteve-socialiste"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 10:55

Bledi Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS-së disa orë para seancës plenare: Ja porositë që u dha deputetëve socialistë

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 10:55

Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar ditën e sotme, takim i cili i paraprin seancës plenare që do të zhvillohet të orës 17:00.

Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi i ka kërkuar deputetëve socialistë të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Lexo Edhe:

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

Mbledhja vijoi më pas me çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, që lidhen kryesisht me probleme komunitare apo për projektligje të caktuara.