Minnesota Timberwolves nuk e ka shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme kalimin e raundit të parë të ‘Play Off-it’ në NBA.
E gjithë kjo, pasi trajneri i tyre, Chris Finch nuk ishte në gjendje të festonte fitoren e skuadrës së tij 122:116 kundër Phoenix.
Finch ishte në dhomën e zhveshjes kur ra fishkëllima e fundit, pasi pësoi një goditje të papritur, por të paqëllimshme gjatë ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa driblonte afër bankës së kundërshtarit, ylli i Timberwolves, Mike Conley e hodhi në parket trajnerin.
Trajneri ra në tokë me dhimbje të qarta dhe kapi menjëherë gjurin e djathtë.
Skuadrën e drejtoi deri në fund të ndeshjes asistenti i tij, Micah Nori.
Ndaj Suns, Timberwolves morën fitoren e katërt dhe me seri 4:0 kaluar në raundin tjetër të “Play Off-it”.
Fundori amerikan i Minnesotas, Anthony Edwards me 40 pikë ishte më meritori për këtë fitore, derisa me 28 pikë të tjera kontribut dha Karl-Anthony Towns.
Chris Finch tore his patellar tendon tonight on this play
— Dr. Evan Jeffries, DPT (@GameInjuryDoc) April 29, 2024
-He will need surgery likely between rounds
-Timeline of healing is 6 months but usually 1 year before feeling normal pic.twitter.com/9iF94UOOWq