“Zoti e krijoi Shqipërinë të dielën kur ishte pushim”, Rama nuk kursen batutat: Shqiptarët i bëri në një moment stresi, hahen me njëri-tjetrin - Gazeta Express
string(137) "zoti-e-krijoi-shqiperine-te-dielen-kur-ishte-pushim-rama-nuk-kursen-batutat-shqiptaret-i-beri-ne-nje-moment-stresi-hahen-me-njeri-tjetrin"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 12:52

“Zoti e krijoi Shqipërinë të dielën kur ishte pushim”, Rama nuk kursen batutat: Shqiptarët i bëri në një moment stresi, hahen me njëri-tjetrin

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2024 12:52

Kryeministri Rama nuk i kursyer batutat gjatë fjalës së tij  në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se Zoti e ka krijuar vendin tonë ditën e diel, me nge, pasi i ka dhënë gjithçka. Ndrësa, tha Rama, shqiptarët i ka krijuar në një moment kur ka qenë i stresuar.

Lexo Edhe:

Edi Rama: Ne jemi një vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. Në 28 miljë kilometra katror ka futur çdo gjë. Dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore. Çdo gjë të mundshme dhe të imagjinueshme për ta pasur në një distancë shumë të shkurtër, Zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë. Nuk e di në çfarë dite dhe çfarë intensiteti pune kishte kur bëri shqiptarët. Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri dhe në një moment stresi bëri shqiptarët. Nga ai moment stresi dolën shqiptarët, të cilët hidhi ku të duash s’ka problem kur janë vetëm. Aq edhe të jashtëzakonshëm për tu ngrënë me njëri-tjetrin kur janë bashkë dhe s’janë vetëm.